Robert De Niro, baba për herë të shtatë

Robert De Niro është bërë baba për herë të shtatë. Aktori 79-vjeçar e dha këtë lajm gjatë  një interviste për revistën “ET Canada” për  filmin e tij të ri, “About my Father”.

Ndërsa bisedonte me moderatoren Brittnee Blair për përvojën si baba, De Niro shpjegoi se beson “në të qenurit i dashur me fëmijët,  pavarësisht se i duhet të jetë i rreptë në disa gjëra”. Aktori nuk zbuloi detaje mbi të porsalindurin përfshirë edhe identitetin e nënës së tij.

De Niro ka shtatë fëmijë me katër gra të ndryshme  dy me gruan e tij të parë Diahnne Abbott, dy të tjerë me të dashurën Toukie Smith dhe dy me ish-gruan e tij Grace Hightower, si dhe të porsalindurin. Aktualisht,De Niro  po promovon komedinë e re, About My Father, e cila do të shfaqet më 26 maj.