Robert Aliaj: Kristi mori një shuplakë të rëndë brenda shtëpisë së BBVIP

Robert Aliaj ka komentuar ditën e sotme lojën e Kristit dhe pëlqimet që ka patur ai për vajzat brenda shtëpisë së “Big Brother Vip.”

Teksa kujtojmë se Dea është shprehur që “ndjen tension seksual” sa herë afrohet me Kristin, babai i këtij të fundit e ka konsideruar atë si një vajze të ‘denjë’ për djalin e tij. Nga ana tjetër, ai pati edhe një koment për Keisin, për të cilën tha se brenda shtëpisë ka treguar një profil të dobët.

“Besoj që është një provokim simpatik (ai i Deas), ndoshta edhe një shaka, mund të jetë edhe e vërtetë… të gjitha përfshien aty, por është brenda lojës dhe nuk shoh asgjë të keqe. Dea nuk më duket edhe shumë pa logjikë, janë të dy njerëz të qetë. Kur e krahason (Dean) pastaj me ndonjë profil tjetër aty, për shembull Efin, është “nata me ditën” ne raport me Dean. Unë them që një profil si Dea, me aq sa e shoh aty sepse nuk i bëj biografinë njeriu, shkon (me Kristin). Keisi tregoi një profil shumë të dobët, 306 gradë të dobët, edhe nga familjarët, sepse nuk këshillohet një vjazë, “rri afër filanit.” Kristi ishte shumë i sinqertë, unë e njoh dhe ai nuk e përjetoi mirë këtë gjë, kjo ishte shuplaka më e rëndë që mund të ketë marrë aty brenda”– tha Robert Aliaj në “Shqipëria Live.”

Kujtojmë se Kristi para se të futej në shtëpi kishte lënë një lidhje pezull, ndërkohë që brenda pati një pëlqim për Keisin.