Pse del Liami sonte nga shtëpia e Big Brother VIP?
Pas zhvillimeve të mbrëmshme në darkën e 100 ditëve brenda shtëpisë së Big Brother, është bërë një nominim zinxhir në formën e batutave, ku Arbri ka shpëtuar Heidin, Heidi ka shpëtuar Ori Nebiajn, Ori ka shpëtuar Ledionin dhe Ledioni ka shpëtuar Liamin.
Kjo si një mesazh që Liami është i preferuari i Ledionit, por kjo nuk vlen për votimet që do të bëhen nga publiku, sepse nga burime të brendshme bëhet me dije se është përgatitur vetëm klipi përmbyllës i Liamit.
Këto arsye të bëjnë të mendosh për një dalje të mundshme të Liamit nga shtëpia e Big Brother VIP sonte, si një vendim i marrë jo patjetër nga publiku.
Vlen të theksohet edhe dashamirësia që ka produksioni për Lidin si lojtar për shkak të njohjeve personale të përbashkëta që kanë.