Princ Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III
Ka patur spekulime të vazhdueshme nëse Princi Harry do të merrte pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles, por tashmë është konfirmuar pjesmarrja e tij. Charles do të kurorëzohet në një ceremoni që daton 1000 vjet më parë, i rrethuar nga krerë shtetesh dhe personalitete të huaja. Por pjesëmarrja e djalit të tij më të vogël kishte qenë në dyshim pasi 38-vjeçari kritikoi ashpër familjen e tij në librin e tij të fundit.
Pallati Buckingham dhe një zëdhënës i çiftit konfirmuan se Harry do të marrë pjesë në ngjarjen e 6 majit, ndërsa Meghan do të qëndrojë në Kaliforni me dy fëmijët e vegjël të çiftit.Kurorëzimi i Mbretit Charles do të përkojë me ditëlindjen e djalit të Meghan dhe Harry i cili pritet të mbushë 4 vjeç. Harry dhe Meghan u larguan nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe u transferuan në Kaliforni, duke thënë se dëshironin të nisin një jetë të re.
Ata janë parë në Britaninë e Madhe vetëm në disa raste që kur u larguan në SHBA , duke përfshirë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, e cila ndërroi jetë pas 70 viteve në fron. Pallati mbretëor e kishte bërë më qartë se Harry ishte ftuar në këtë ngjarje.