Pique marrëzisht i dashuruar pas partneres së tij të re

Gerard Pique është sërish në qëndër të vëmendjes së mediave e kjo për shkak të gjestit të  tij të fundit romantik.E dashura e tij  Clara Chia Marti ka festuar 24-vjetorin e ditëlindjes. Për këtë 34-vjecari  i ka bërë dhuratë një udhëtim luksoz në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dhurata unike dhe ekstravagante ishte mënyra perfekte për të festuar ditëlindjen e parë së bashku që kur lidhja e tyre u bë publike.Siç raporton Marca, Pique është  dashuruar pas  24-vjecares dhe dëshiron t’i tregojë asaj se sa shumë kujdeset për të.

Nga arkitektura mahnitëse e Burj Khalifa deri tek kënaqësitë e blerjeve të Dubai Mall, çifti pritet të  shijojnë në maksimum qëndrimin e tyre.Megjithatë, udhëtimi nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe pas disa ditësh, Pique do të duhet të lërë partneren e tij për të fluturuar drejt Miami. Atje ai do të kalojë kohë me djemtë e tij Milan dhe Sasha, të cilët tashmë jetojnë me nënën e tyre, Shakira.