Partneri i Rita Orës bën simbolin e shqiponjës në Met Gala


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, morën pjesë për herë të parë bashkë në Met Gala.

Rita kishte veshur një fustan të zi Prabal Gurung me detaje të tejdukshme përgjatë bustit të saj, detaje lulesh 3D si tyl dhe një bisht të gjatë anësor.

Nga ana tjetër, regjisori dukej tejet elegant me një kostum gri dhe të bardhë kombinuar me një varse të gjatë perlash të bardha.

Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendjen është një foto e tij në setin e realizuar për galanë. Në një prej fotove ai shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës me dy duar. Edhe pse nuk e ka vizituar ende vendin tone, duket se Taika e ka mësuar këtë simbol dhe e ka realizuar.

Kujtojmë se Rita dhe Taika u martuan vitin e kaluar në një ceremoni sekrete, teksa kanë paralajmëruar një dasmë të madhe por nuk dihet ende se kur.