Raporti që Olta ka pasur me Qetsorin dhe Nitën, duket se është prishur.
Olta është shprehur se do arrijë majën, ndërkohë që ata merren me të.
Por Qetsori i ka thënë se ‘majat’ e saj janë të ulëta.
Qetsori: Majat e tua janë të ulëta, janë poshtë shumë.
Olta: Do dalim në nominim dhe bashkë, aty do i shikojmë majat.
Qetsori: E provove ti të më fusje aty te tualeti, për nominim.
Olta: Ça të bëjmë, kështu i mendojmë gjërat, jemi të përgatitur.
Qetsori: Kush i bën gropën shokut, bie vetë brenda.
Olta: Te gropa ime kam hyrë me qejf unë, po ju që hyni në gropat që ju hapin të tjerët.
Nita: Nuk ke si e mbron veten ndryshe, të dhemb e vërteta.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ