Olta Gixhari habit për qëndrimin e Kiarës në “Big Brother Vip”: Është lodhur…

Olta ka një mendim ndryshe për ecurinë e lojës së Luizit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Aktorja, teksa po fliste ditën e sotme me Kristin, tha se Luizi dëshiron që Kiara të dalë nga shtëpia, pavarësisht se nuk e thotë dot këtë gjë. Ajo shtoi se Luizi e dashuron Kiarën, por në këtë lojë mezi po pret të jetë vetëm.

Sipas saj, përveç lojës që duhet të bëj, Luizi ‘detyrohet’ t’i japë shpjegime Kiarës për çdo dhe kjo situatë e lodh akoma më shumë.

“I kam thënë, ti duhet ta vazhdosh lojën vetëm Luiz. Tani ai duhet t’i japë edhe sqarime asaj. Ai po lodhet ‘double’ për çdo gjë, më beso se ai do që ta luajë vetëm. Nuk e thotë dot dhe nuk ka për ta thënë kurrë. Te Luizi unë lexoj disa gjëra që nuk i thotë. Jam e sigurtë se do donte ta vazhdonte vetëm dhe ka të drejtë. Është lodhur ai nga kjo histori” .

Mendimi i Oltës është parë të shprehet shumë shpesh nga komentuesit në rrjetet sociale por ende nuk është shprehur nga vetë Luizi.