“Nuk e konceptoja jetën pa ty” – Letra që i dridhi zemrën Aurela Gaçes vjen nga motra e saj Blerta

Në një moment krejt të papritur dhe tejet emocional gjatë rubrikës “Muzikë kur dëgjoj” në Top Channel, këngëtarja Aurela Gaçe u përball me një surprizë që e la pa fjalë: një letër prekëse nga motra e saj Blerta, e cila jeton prej vitesh në SHBA.

Mesazhi nisi si një përshëndetje nga një fanse që e njeh mirë, por shpejt mori përmasa personale dhe prekëse.

“Më ka habitur gjithmonë thjeshtësia jote. Edhe kur suksesi të prekte qiellin, ti mbeteshe me këmbë në tokë”, – shkruante Blerta, duke kujtuar momentet nga fëmijëria, koncertet dhe kujdesin që Aurela kishte pasur për të.

Por ishte rrëfimi i largimit të saj për në Amerikë ai që preku më shumë publikun – dhe vetë Aurelën:

“Kur ika në Amerikë, 15 vjeçe, stopi im i parë ishte Budapest. Kur të dëgjova në telefon, kuptova që kishe qarë… Unë atë natë fjeta me rrobat që u nisa nga Tirana, sepse nuk e dija kur do ju shihja më. Nuk e konceptoja dot jetën pa ty.”

Letra tregoi një anë tjetër të Aurelës — përtej skenës, zërit të fuqishëm dhe karrierës ndër vite, ajo është një motër, një njeri i ndjeshëm që jeton dhe preket thellë nga dashuria e familjes.