Një dokumentar i ri për Lewis Capaldi
Një dokumentar i ri që tregon historinë e ngjitjes në karrierë të artistit Lewis Capaldi është publikuar në Netflix. I titulluar ‘How I’m Feeling Now’ përqëndrohet tek momentet e vështira të këngëtarit për t’u bërë një emër i njohur .
Vetë Leëis përshkruan në detaje se si jeta e tij ndryshoi plotësisht pasi arriti sukses ndërkombëtar me këngët e tij “Someone You Loved” dhe “Before You Go”. Ndër të tjera ai rrëfen edhe për problemet me shëndetin mendor si ankthi ,sulmet e panikut por edhe sindorma Tourette.
Kjo sindromë është një problem me sistemin nervor që i bën njerëzit të bëjnë lëvizje ose të lëshojnë tinguj të papritur, të quajtur tike, që nuk mund t’i kontrollojnë dot. Ky shqetësim nervor prek të gjitha aspektet e jetës së pacientit e që kthehet jo pak herë në një problem në jetën e përditshme sic edhe e rrëfen vetë këngëtari.
Më herët në një intervistë për Times ai u shpreh se nëse gjendja e tij shëndetësore përkeqësohet, ai do të tërhiqet nga muzika. Në dokumentar ka edhe një të ftuar surprizë dhe bëhet fjalë për ish-anëtarin e One Direction, Niall Horan me të cilën Lewis ruan një miqësi të fortë.