Armaldo largohet nga ‘Big Brother Vip’, ja kush do t’i bashkohet shtëpisë
Pak minuta më parë ka filluar spektakli “Big Brother Vip Albania”, një program që ka rrëmbyer zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Me plot emocione dhe surpriza do të jetë e mbushur kjo natë edhe për banorët që janë në nominim por edhe për të ftuarit special që do të bashkohen sot në shtëpin e “BBV”.
Burime eksluzive për Replika.al bëjnë me dije se sot në shtëpine më të famshme në shqipëri do të futet këngëtarja e dashur për publikun Eranda Libohova, ajo do të performoj për publikun dhe për banorët këngët më të dashura për publikun edhe për festën e grave (8 marsin).
Ndërsa nga të nominuarit mbrëmjen e sotme do të largohet Armaldo.