Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli i këngës, “Eurovision 2024” i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Konkursi i këtij viti do të mbahet në Malmo të Suedisë, me dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj.
Shqipëria do të performojë natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2024 ku pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se do të jetë e 6-ta në radhë, të enjten e 9 majit.
Këngëtarja e mirënjohur Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024 pasi mori besimin e publikut në Festivalin e 62-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar me këngën “Titan”.
Përsa i përket votimit, nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut. Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse.
Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, tani është votimi rest of the world (pjesa tjetër e botës) ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online në esc.vote ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës.
Eurovision 2024 do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 1, RTSH muzike dhe Radio Tirana 1. Vetëm 16 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shteteve të përhershme finaliste.