Nis edicioni i 76-të i Festivalit të Filmit në Kanë

Nisi edicioni i 76-të i Festivalit të Filmit në Kanë mbrëmjen e së martës, me nderime për aktorin amerikan, Michael Douglas, dhe ikonën e kinemasë franceze, Catherine Deneuve.Në mesin e këtij eventi të  rëndësishëm u shfaq  dhe premiera botërore e “Jeanne du Barry”, me në krye  yllin hollivudian  Johnny Depp që nga koha e tij e gjyqit me ish-bashkëshorten Amber Heard.

Douglas, i shoqëruar nga gruaja e tij, Catherine Zeta-Jones, dhe vajza, iu dha çmim nderi i festivalit Palme d’Or në karrierë.Aktori dhe producenti 78-vjeçar është i njohur për një karrierë të gjerë që përfshin filma si “The China Syndrome”, “Basic Instinct”, “Falling Down” dhe “Behind the Candelabra”Deneuve, 79 vjeç, e cila zbukuron posterin e festivalit të këtij viti, ishte gjithashtu e ftuar në skenë.

Filmi në gjuhën franceze shënon fillimin e një rikthimi për aktorin e “Pirates of the Caribbean”, i cili ka bërë pak paraqitje në film apo ekran që nga përfundimi i gjyqit të tij në qershor 2022.Depp mori një fitore thuajse totale ,për shpifje me ish-bashkëshorten dhe aktorin Amber Heard, ku juria i dha atij më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim.
Më pak se dy vjet më parë, Depp humbi një padi për shpifje në Britani kundër tabloidit The Sun, i cili e quajti atë një “dhunues të gruas”. Menjëherë pas kësaj, Depp u hoq nga ekskluziviteti i filmit “Fantastic Beasts”, një spinoff i “Harry Potter”. Festivali i Filmit në Kanë, i këtij viti do të zgjasë nga 16 deri më 27 maj.