Nicolas Cage si “Conte Dracula”

 

Nicolas Cage ka dëshmuar ndër vite se është i aftë të bëjë gjithçka për të mishëruar me sukses të plotë rolin e tij si aktor. Ylli i Hollivudit nuk heziton të humbasë apo të shtojë peshë, të bëjë ndryshime ekstreme në pamjen e tij, madje të zverdhë dhëmbët, për të hyrë në rol.

Aktori fitues i Oskarit, i cili luan si Konti Drakula në komedinë e re horror “Renfield” ka bërë përpjekje të mëdha për të “transformuar” veten për t’iu përshtatur nevojave të personazhit të tij në film. Siç zbuloi grimieri që mori imazhin e tij në “Renfield”, Christian Tinsley, për t’u bërë kont Drakula, Nicolas Cage, jo vetëm që kishte vendosur proteza 3D, por edhe  gërryu dhëmbët e tij.

Artisti i grimit krijoi protezat duke përdorur metodën e printimit 3D, e cila e lejoi atë të bënte më pas ndryshimet e nevojshme në formë dhe trashësi për t’iu përshtatur saktësisht Cage. Atij  iu desh të “skanonte” dhëmbët e Cage dhe më pas t’i projektonte në mënyrë dixhitale protezat mbi to në mënyrë që ato të përshtateshin në mënyrë të përsosur në gojën e aktorit.

 

Check Also

Anuloi koncertin, klubi akuzon Bardhin: Na mashtrove për 500 euro më shumë

Klubi Antique, me vendndodhje në Vienë, ka kritikuar publikisht këngëtarin Bardhi (Bardhyl Idrizi), duke e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *