Ngjashmëri e frikshme mes aktores turke dhe Angelina Jolie! Kush është Deniz Durmaz që ngatërrohet me yllin e Hollywood-it
Deniz Durmaz, aktorja turke e njohur, ka bërë bujë në rrjetet sociale për ngjashmërinë e saj të pabesueshme me yllin e Hollywood-it, Angelina Jolie. Ajo ka mbi 371 mijë ndjekës në Instagram, ku shpeshherë ndjekësit i lënë komente si “Mendova se kjo ishte Angelina Jolie” dhe “hej Angelina”.
Deniz Durmaz ka lindur më 20 mars 1996 në Ankara dhe ka luajtur në disa telenovela turke të njohura. Ajo është më e njohur për rolin e Selmës në serialin “Alin Yazim”, dhe ka luajtur gjithashtu në serialet e tjera të njohura si “Karagul”, “Adini Sen Koy”, “Ikisini de Sevdim” dhe “Sampiyon”.
Përveç aktrimit, ajo është bërë një influencuese e njohur në Turqi, ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj, si dhe këshilla për kuzhinën dhe grimin.