Netflix do të investojë 2.5 miliardë dollarë për shfaqje televizive dhe filma në Korenë e Jugut

 

Netflix planifikon të investojë 2.5 miliardë dollarë në Korenë e Jugut gjatë katër viteve të ardhshme për të prodhuar shfaqje televizive koreane dhe filma, duke dyfishuar shumën që kompania ka investuar në treg që nga viti 2016.

Shërbimi amerikan i transmetimit e bëri njoftimin pas një takimi midis  shefit ekzekutiv të  Netflix, Ted Sarandos dhe presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili mbërriti në Uashington për një vizitë shtetërore gjashtë-ditore.

Presidenti  i Koresë së Jugut e përshëndeti investimin  dhe e cilësoi atë një mundësi të madhe.Industria e argëtimit në Korenë e   Jugut ka patur një bum vitet e fundit.

Prodhimet kinematografike  në Korenë e Jugut kanë  pushtuar botën dhe janë parë nga  mbi 60 për qind e  shikuesve . Seriali televiziv ‘The Glory” dhe reality shoë “Physical 100” kanë patur një sukses të jashtëzakonshëm por “Squid Game” mban fronin e serialit  më të  ndjekur i të gjitha kohërave  në  Netflix.