Modelet e stilistit të ndjerë Virgil Abloh vazhdojnë të tërheqin vëmendjen
Modelet e stilistit të ndjerë Virgil Abloh vazhdojnë të tërheqin vëmendjen në ankand.Shtëpia e ankandeve Sotheby’s po shet tetë pale të markës The Nike Dunk Low ‘Virgil Abloh x Futura Laboratories’ të ardhurat e së cilave shkojnë për Fondacionin Virgil Abloh dhe për bamirësitë e zgjedhura të Futura. Kreu i koleksioneve moderne të Sotheby’s, Brahm Wachter tha se si Futura ashtu edhe Virgil janë dy nga dizajnerët më të rëndësishëm kur bëhet fjalë për atlete.
“Të shohësh ata të dy duke bashkëpunuar në dizajnin ikonik të Nike Dunk të ulët, është me të vërtetë diçka e veçantë.”
Wachter tha se planet e qëllimshme dhe detajet e përpikta të Abloh janë pjesë e asaj që po ruan popullaritetin e tij pas vdekjes së tij në 2021.
“Virgil ishte vërtet një gjeni. Dikush që është, ju e dini, i mungon shumë kaq shumë njerëzëve në mbarë botën, ju e dini, ai me të vërtetë kishte një mënyrë për të projektuar gjëra që nuk ishin vetëm estetikisht të bukura apo të këndshme, por edhe shumë të qëllimshme dhe disi të përpikta në metodologjinë e tyre.”
Shitjet do të bëhen online nga 5 prilli deri më 14 prill me ofertë duke filluar nga 1 dollarë me vlerësime të vendosura midis 2,000 dhe 4,000 dollarë.