Aktori ikonik , Michael Douglas do të marrë “Palmën e Artë të Nderit” në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Filmit në Kanë të këtij viti. Çmimi është një nderim për “karrierën e tij të shkëlqyer dhe përfshirjen e tij në kinema”.
Aktori hollivudit u shpreh për Reuters: Është gjithmonë një frymë e freskët të jesh në Kanë, e cila prej kohësh ka ofruar një platformë të mrekullueshme për krijuesit e guximshëm me sfida artistike dhe përsosmëri të tregimit. Festivali më ka kujtuar gjithmonë se magjia e kinemasë nuk është vetëm ajo që shohim në ekran, por aftësia e tij për të prekur të gjithë njerëzit në mbarë botën. Pas më shumë se 50 vitesh në këtë fushë, është një nder të kthehem në Croisette për të hapur Festivalin dhe për të përqafuar gjuhën tonë të përbashkët universale të kinemasë.
Në kuadër të homazhit për aktorin, nga data 14 deri më 16 Maj do të shfaqet për herë të parë dokumentari i Amine Mesta-s me titull “Michael Douglas, The Prodigal Son”. Festivali i 76-të i Filmit në Kanë do të ketë premierën më 16 Maj dhe do të zgjasë deri më 27 Maj.