“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

Në një intervistë të dhënë së fundmi ish-banjorja e Big Brother Ilnisa Agolli u shpreh në lidhje me eksperiencën e saj tre mujore brenda këtij formati. Edhe pse ishte shumë afër finales, ajo bëri një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për video-t më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

A kanë kryer marrëdhënie seksuale ajo dhe Meritoni gjatë qëndrimit të tyre në BBV? Ja si qëndron e vërteta:

Shiko se edhe kjo pjesa domethënë është mirë që të deklarohet edhe njëherë kjo puna e seksit. Ta deklarojmë njëherë e mirë se edhe jorgani më ka ardhur në majë të hundës të them të drejtën me të gjithë humoret që po bëhen lart e poshtë. Në Big Brother nuk ndodhi asgjë. Nuk ndodhi asgjë. Domethënë intimiteti më i madh i yni ishte puthja dhe unë nuk e di si arrijmë ne si shoqëri, edhe sikur të ndodhte gjë, zhurma që po bëhet është e tepërt. Por në fakt, nuk ndodhi gjë-tha ajo në intervistën për Top Albania Radio.

Përsa i përket videos virale që është përhapur në rrjet ku shfaqet së bashku me Meritonin poshtë jorganit, ku të gjithë dyshuan se ata mund të kenë kryer marrëdhënie, ajo u shpreh:

Ishte një moment realisht. Këtë po e them ekskluzivisht për ju. Ishte një moment që ishte përpara Prime-t dhe krevati i cili ishte i ndarë, pra ishin dy tekë, u hap në një moment dhe rashë unë. Rashë dhe i them ‘Shpirt rashë, shiko Titaniku po përsëritet’. Edhe më tha ‘Unë nuk të lë do të mbytem me ty”. Dhe ra edhe ai sipër. Kur ra filluam të putheshim. Ne u mbytëm, u puthëm dhe kaq. Kjo ishte e vërteta e kësaj.