Mbretëresha Elizabeth dërgoi Harry-n në luftë për të shpëtuar William
Mbretëresha Elizabeth II dëshironte që Princi William dhe Princi Harry të shkonin në luftë gjatë shërbimit të tyre në ushtri, por kjo u konsiderua shumë e rrezikshme për Princin e Uellsit.
Kjo bëhet e ditur nga gjenerali i ushtrisë britanike në pension Mike Jackson në një dokumentar të ardhshëm të ITV “The Real Crown: Inside the House of Windsor”. Ish-shefi ushtarak ka thyer protokollin për të zbuluar atë që i kishte thënë mbretëresha e ndjerë gjatë një prej takimeve të tyre private, që zhvillohej një ose dy herë në vit.
Pavarësisht se William dëshironte të shkonte në frontin e luftës , atij iu ndalua me arsyen e rolit të tij si trashëgimtar i fronit.Por për vëllain më të vogël të William, Harry, i cili shkoi në Afganistan rreziku ishte i pranueshëm.
Shërbimi ushtarak është tradicional për familjen mbretërore britanike . Vetë mbretëresha e ndjerë shërbeu pesë muaj gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku u trajnua si shofere dhe mekanike.