Marrëdhënia e Vincent Cassel me modelen Tina Kunakey nuk është në ditët më të mira

 

Teksa përfiltet se marrëdhënia e Vincent Cassel me modelen Tina Kunakey nuk është në ditët më të mira , një lëvizje fundit e aktorit francez i shton më shumë dyshimet.

Rrjetet sociale të aktorit flasin shumë për marrëdhënien e çiftit.Ai ka zgjedhur të heqë të gjitha fotot me partneren e tij nga rrjetet sociale. Për më tepër, Vincent nuk postoi asgjë për ditëlindjen e bashkëhsortes së tij pavarësisht se modelja ripostoi urime të shumta nga miqtë  e saj.

As Tina dhe as Vincent nuk  kanë reaguar për thashethemet në rritje lidhur me statusin e martesës së tyre .Ishte fillimisht Daily Mail që bëri të ditur se 56-vjecari dhe 26 -vjecarja po shkonin  drejt divorcit. “Ata u ndanë javë më parë. Tina është e lenduar .”-thonë këto burime për  gazetën britanike.

Marrëdhënia e tyre u bë kryefjala e mediave rozë  në mbarë botën si rezultat i diferencës 30-vjeçare në moshë. Kjo është martesa e dytë e aktorit francez .Ai ka qënë më heret i martuar me aktoren Monika Beluci me të cilën ka edhe një vajzë.