Rupert Murdoch është fejuar në moshën 92-vjecare.Ishte zëdhënësi i tij i cili konfirmoi romancën e një nga pesonave më të pasur në botë.Manjati i medias i cili zotëron një sërë kompanish të mëdha mediatikesh si Skai Njuz dhe Foks Njuz finalizoi divorcin nga aktorja dhe modelja Jerry Hall në gusht. Murdoch do të martohet për herë të pestë më vonë këtë vit me të fejuarën e tij Ann Lesley Smith.
Në një intervistë për Nju Jork Post ai foli rreth marrëdhënies së re ku u shpreh se druhej të niste një romancë të re për shkak edhe të 4 divorceve në të kaluarën që u komentuan jo pak në media.Sipas asaj që shkruan agjencia e lajmeve Reuters nuk ka gjasa që martesa e 92-vjecarit të ndryshojë strukturën e pronësisë së bizneseve në të cilat ai ka aksione. Aktualisht kompania e tij mediatike Foks Njuz po përballet në një padi prej 1.6 miliardë dollarësh për shpifje nga kompania Dominion Voting Systems.
Kjo e fundit akuzon rrjetin televiziv kabllor për përforcim të pretendimeve se makinat elektronike të votimit janë përdorur për të manipuluar zgjedhjet kundër republikanit Donald Trump dhe në favor të rivalit të tij Joe Biden, i cili fitoi zgjedhjet.
Foks ka mbrojtur mënyrën e saj të të raportuarit të lajmeve , duke argumentuar se pretendimet e Trump dhe avokatëve të tij ishin në thelb të rëndësishme dhe mbrohen nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA.