Malala Yousafzai konkurron në Çmimet Oscar

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, po  konkurron  në ngjarjen më të madhe kinematografike atë të Oscar. Aktivistja është është producente  ekzekutiv e  filmit dokumentar të shkurtër “I huaji në portë”.

Filmi tregon historinë e një burri të quajtur Richard “Mac” McKinney i cili vendos të bombardojë një xhami lokale në, Indiana.Por  kur ai mbërrin në xhami për të mbledhur më shumë informacion për planin e tij,  ai takon disa refugjatë afganë që  e mirëpresin .Ai  takohet me  anëtarët e familjes Bahrami të cilët janë bashkëthemeluesit e xhamisë  dhe  ndryshon pikpamje për kulturën muslimane duke  pësuar  një transformim.Marinsi amerikan  heq dorë nga akti terrorist,  dhe konvertohet më pas  në fenë  Islame .

MALALA YOUSAFZAI-PRODUCENTE E DOKUMENTARIT

Doja të përhapja mesazhin sepse është kaq e rëndësishme që ne flasim për marrëdhëniet , për rëndësinë e vlerave tona, duke përfshirë dhembshurinë dhe mirësinë ndaj të tjerëve dhe roli i Bibit në këtë histori është kaq i rëndësishëm. Ajo na tregon për fuqinë e vlerave  tona dhe po kështu është edhe  gatishmëria e Mac për të dëgjuar, për t’i dhënë vetes një shans për të ndryshuar jetën e tij.”

Ajo tha se vendosi të bëhej producente ekzekutive e filmit për të përhapur mesazhin e harmonisë dhe faljes.

Kur mendoj për rolin e Bibit, më kujton babain tim. Ai u pyet për islamofobinë dhe pse muslimanët portretizohen negativisht dhe përgjigja e tij ishte se në vend që të njohësh një musliman përmes asaj që shikon në ekranin tënd televiziv, duhet të shkosh dhe të trokasës. në derën e fqinjit tënd,të flasësh, të kalosh kohë me ta,  të darkosh apo edhe të bisedosh dhe kjo vlen për të gjithë dhe kështu bëri Bibi. Ajo e ftoi Mac. I tha hajde të flasim, le të kalojmë pak kohë së bashku. Aty do të kuptoni se keni shumë më tepër të përbashkëta, keni të njëjtat vlera, keni të njëjtën dhembshuri dhe kjo ndryshon gjithçka.

Në vitin 2012, kur ishte 15 vjeç, ajo u qëllua në kokë nga një anëtar i talebanëve dhe u dërgua në Angli për të marrë trajtim mjekësor. Në vitin 2014, ajo fitoi çmimin Nobel për Paqen në moshën 17-vjeçare, duke u bërë laureatja më e re e këtij çmimi.