Maestro e thotë hapur: Ky është banori që nuk dua ta takoj pasi të mbarojë spektakli

Armaldo Kllogjeri, pas daljes nga shtëpia VIP, është kthyer në një nga personazhet më të përfolur të mediave rozë.

Ish-banori i “Big Borther VIP”, ka zbuluar së fundmi banorin të ciln nuk do dëshironte ta takonte pas mbarimit të spektaklit.

Teksa ishte i ftuar në  Top Albania Radio në emisionin ‘Ndryshe’, ai i është përgjigjur gjithashtu disa pyetjeve ‘pikante’ në lidhje me eksperiencën e tij në shtëpi dhe si po e shikon tashmë lojën jashtë saj.

Armaldo Kllogjeri: “Nuk po e shoh fare ‘Big-un’, ata po flenë gjumë të gjithë. Më thuaj një skenë humori që kur kam dalë unë, një skenë empatie mes lojtarëve brenda. Gjithsesi aty lojtarë të fortë dihet se kush janë. Nuk e shoh sepse shoh që nuk ka atmosferë të bukur”.