Luizi ka vendosur të mos ketë asnjë komunikim me aktoren brenda shtëpisë. Por e ka një kusht; Luizi tregoi se do flasë me Oltën vetëm kur të dalë në nominim kokë më kokë me të.
Luizi: Nga ky moment e mbrapa me mua s’ke asnjë lloj komunikimi. Mos më bëj të të të injoroj se del keq. Kështu që po ta them para.
Luizi: Nga ky moment ti me mua nuk ke as mirëmëngjes.
Luizi: Dhe kisha pasur qef të mos e përmendësh emrin tim, siç nuk do ta përmend as unë. Të jap fjalën.
Olta: Unë mos të përmend emrin ty?
Olta: Sa herë të më teket, se je banor i shtëpisë.
Luizi: Unë nuk ta përmend. Për mua nuk ekziston deri në momentin kur të jesh në nominim kokë më kokë me mua. Vetëm atëherë do flas.
Olta: Po, dhe pse s’do flasësh ti?
Luizi: Se është mendimi im. Do e kuptosh kur të dalësh jashtë shtëpie.
Olta: Po fol tani se ne po flasim, po bëjmë sqarimin e fundit.