Luana Vjollca mahnit ndjekësit me setin e ri fotografik
Moderatorja Luana Vjollca, ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale me një set të ri fotografish që pasqyrojnë stilin e saj unik dhe vetëbesimin që e karakterizon.
Në fotot e publikuara së fundmi, Luana shfaqet me një veshje verore të guximshme: një bikini minimaliste të zezë, kombinuar me pantallona të gjëra të po së njëjtës ngjyrë. Pranë një makine luksoze, ajo pozon me elegancë, ndërsa pamja e saj plot klas theksohet nga flokët biondë të lëshuar dhe syzet e zeza moderne.
Stili dhe karizma e saj kanë ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vërshuar komente pozitive, duke e vlerësuar për formën fizike, shijen në veshje dhe prezencën që rrezaton.
Luana, e njohur jo vetëm për karrierën në ekran dhe muzikë, por edhe për ndikimin në modë dhe rrjete sociale, vijon të mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe të komentuarat në skenën publike shqiptare.