Kylie Jenner flet për herë të parë për operacionet plastike

 

Kylie Jenner  u është përgjigjur të gjithë atyre që e  kanë akuzuar gjithë këto vite se ka ndryshuar tërësisht pamjen e saj për shkak të  operacioneve  plastike. E pyetur në një intervistë për “Homme Girls” për ndërhyrjet estetike që ka kryer ajo u përgjigj kështu.

“Mendoj se ka një keqkuptim të madh për mua, se kam bërë shumë operacione plastike në fytyrë dhe se jam një person shumë i pasigurt.  Në të vërtetë nuk është kështu”, u shpreh Jenner.

Siç pranoi më vonë, ajo gjithmonë ka patur pasiguri për buzët e saj dhe për këtë arsye i është nënshtruar një ndërhyrje. Kam bërë buzët. Nuk pendohem, por edhe pa këtë ndërhyrje , gjithmonë kam menduar se jam e lezetshme.

Kjo nuk është hera e parë që  25-vjecarja mohon të ketë bërë operacione plastike. Në një intervistë të vitit 2019 me revistën Paper, Jenner tha se ishte “e tmerruar” nga ideja e ndërhyrjeve të shumta estetike në fytyrë.