Nuk ka kaluar shumë nga ndarja nga i dashuri 23-vjecar Andrew Darnell dhe Maddona tani përflitet se është në një lidhje të re dashurie.
Krijuesja e hitit e “Material Girl”, thuhet se po shijon romancën me trajnerin e boksit, Josh Popper, 29 vjeç.
Pavarësisht se dyshja postojnë shpesh foto në rrjetet sociale ku shihen të përqafuar me njëri-tjetrin, burimet thonë për Page Six thonë se fotot e fundit e realizuara janë për arsye marketingu.
Sipas kesaj media kjo është një mënyrë për të ndihmuar Popper të fitojë më shumë famë për palestrën e tij të boksit .
Megjithatë Page Six thekson se nuk përjashtohet që në të ardhmen të ketë një romancë të vërtetë mes dyshes.Josh është trajneri i boksit të një nga gjashtë fëmijët e saj.Nga gazeta britanike Daily Mail është theksuar se ka qënë pikërisht një nga fëmijët e Madonna-s që ka qenë duke u stërvitur me Josh-in dhe mund të ketë prezantuar dyshen.
Meduat e huaja shkruajnë se këngëtarja nuk po e vuan ndarjen nga i dashuri i saj i fundit dhe është gati të nisë një dashuri të re.