Moderatorja Kiara Tito ka rrëfyer një anë jo të këndshme të historisë së saj të dashurisë. Teksa ndodhej në oborr me Dean, Tena dhe Mikelën, moderatorja ka treguar se është ndjerë e paragjykuar prej tij dhe e injoruar.
Kiara: Bënte batuta e kshu por unë gjithmonë kisha dyshimin pse ky njeri nuk kishte pasur asnjëherë lidhje të gjatë. E realisht kishte shumë gjëra që nuk shkonin. Kishte shumë pasiguri te vetja e gjithë pasiguritë e tij mi transmetonte mua. Thoshte “ii shif si je ti, shif si e ke trupin”. Unë mërzitesha por nuk e jepja veten se thosha hajt mo se do kalojë, nga pëlqimi që kisha. Por erdhi një pikë që nuk mbante më ujë pilafi. Sot e kësaj dite ai është njeriu që më neverit më shumë kur e shoh nëpër Tiranë, sa herë e shoh ndërroj rrugën.