“Kujdes nga…” Kë paralajmëroi Meridian Ramçaj në Big Brother VIP: Të shikojnë si ushqim dhe s’e kanë të vështirë të të përpijnë

Debatet në shtëpinë e Big Brother Vip nuk kanë fund ditë pas dite, teksa nuk mungon edhe reagimi i personazheve të njohur jashtë.

Analisti Meridian Ramçaj ka reaguar së fundmi në një postim në rrjetin social Instagram, ku ka ndarë një foto të Liam Mandiaros, krahas së cilës ka vendosur një mbishkrim.

“Ore kujdes me cicot se janë të rrezikshëm. Të shikojnë si ushqim dhe s’e kanë të vështirë të të përpijnë”, shkruan ai.

Ky duket se është një mesazh për Romeo Veshajn, me të cilin Liam ka pasur debate ditët e fundit në shtëpi.

Kujtojmë që edhe vetë Ramccaj dhe aktori kanë pasur një debat të mëparshëm, teksa analisti e ka akuzuar atë dhe vëllanë e tij se lidhen me vajza të njohura për famë.