Kristi bën deklaratën e fortë: Nëse Luizi fiton “Big Brother VIP” Shqipëria është në dështim

Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit, teksa kanë qenë duke darkuar në oborr, ai është shprehur para banorëve të tjerë se Luizi nuk e meriton të fitojë, madje do të ishte një dështim.

“Nëse e fiton Luizi, është në dështim Shqipëria. Ai nuk është shembulli që duhet të shapllet fitues”, u shpreh Kristi.

“Jori. Ajo është ndryshe. Ajo nuk e do me patjetër fitoren”.

Ndërkohë, Luizi i cili ishte prezent gjatë gjithë këtij diskutimi, zgjodhi që thjesht të buzëqeshte teksa i dëgjonte.