Keisi Medini dhe Krist Aliaj kanë patur një debat gjatë ditës së sotme. Ka qenë një veprim që Kristi ka bërë që Keisi të ketë hatërmbeje e t’i kërkojë të mos kenë më kontakt.
Bëhet fjalë për një vizatim të improvizuar në kuzhinë. Teksa kishte vizatuar veten, Olta i kishte kërkuar Kristit të vizatonte edhe atë. Gjë të cilën artisti e bëri.
Më pas, kur Keisi vjen në kuzhinë sheh vizatimin dhe e pyet Kristin se kush është vajza që ka vizatuar pranë vetes dhe ai i përgjigjet me “ti”. Por Keisi kishte dalluar shkronjë “O” duke e kuptuar që bëhej fjalë për aktoren e cila edhe pse ishte aty zgjodhi të mos përfshihej.
Pasi Olta u largua ajo ju drejtua Kristit duke i thënë se e gënjeu në sy të Oltës. Madje Keisi i kërkoi të mos i fliste më, por Kristi mes të qeshurave u mundua ta qetësonte.