Kiara “përplaset” me Efin: Sa fallco që je

Si lider i shtëpisë, Qetsori ka propozuar që banorë që janë në televotim të bëjnë një bashkëbisedim me pjesën tjetër të shtëpisë.

Pasi ranë dakord, banorët u ulën në living nga ku nisën të diskutojnë për raportin e Efit me Kiarën dhe Luizin.

Efi u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e Kiarës dhe Luizit kundrejt saj. Nita pyeti Kiarën se përse mbështeti Luizin kur ai tentoi ti kthente gjithë banorët kundër Efit. Kiara tha se në momentin që Efi kërkoi që ajo mos t’i afrohet e nuk do ta shohë më as me sy, ajo nuk nuk ka më punë me të.

Por Efi u shpreh se Kiara ka nisur lojën e saj me të që jashtë shtëpisë, pasi pa hyrë ende ato kishin folur dhe kishin qëndruar bashkë, e Kiara nuk i kishte thënë asgjë për hatërmbetjen e saj.

Dea Mishel ndërhyri në debat duke thënë se loja e Luizit ishte të nxirrte Efin shëmtuar në prime-n që shkoi dhe këtë gjë bëri, pasi duke njohur tipin e saj ‘shpërthyes’, e priste të kishte atë reagim.

Check Also

Ish-këngëtari i One Direction, Liam Payne është gjendur i vdekur në Buenos Aires

Ish-këngëtari i One Direction, Liam Payne është gjendur i vdekur në Buenos Aires. Mediat shkruanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *