KëngëtarjaTeuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici: Më dhunuan!
Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi raportohet se ka denoncuar për dhunë në familje bashkëshortin e saj.
Këngëtarja ishte goditur disa herë në kokë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka dhe dy fëmijë.
Rasti kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se eskaloi në dhunë fizike, ashtu që i dyshuari e kishte goditur disa herë Teutën në kokë.
Përveç që denoncoi bashkëshortin e saj, këngëtarja denoncoi mbrëmë pas mesnate edhe vëllain e saj.
Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë.