Kë po favorizon produksioni i BBV? Dasara Karaiskaj: Dashuria platonike ndihej në ajër

Gazetarja Dasara Karaiskaj ka bërë me dije gjatë një videoje “live” në faqen e Replikë se sonte nga shtëpia e Big Brother do të dalë Liami.

Ajo tha se disa persona favorizohen, teksa përmendi konkretisht Eglën.

“Mjafton që të fokusohemi te darka e fundit e mbrëmshme, tradhtari nuk ishte vetëm një. duke filluar që nga deliri i Arbrit që shpëtonte Heidin, Heidi Ori dhe Ori Ledionin, duke treguar një favorizim për Heidin.

Për mua dje kishte një shëmti shumë të madhe në mënyrën si ishte gatuar gjithë ajo darka që i kishte favorizimet hapur. Dashuria platonike e Ledionit me Eglën ndihej në ajër në të gjithë Shqipërinë”, tha Dasara.