Justin Bieber ka anuluar një tjetër koncert nga turneu “Justice World” e këtë radhë fansat nuk po tregojnë aspak mirëkuptim.
Ky anulim, vjen vetëm pak kohë pasi ylli i popit shtyu një tjetër koncert për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi zbuloi se vuan nga sindroma “Ramsay Hunt”.
Postimi në faqen zyrtare të turneut konfirmoi se pjesa tjetër e datave të turneut do të anulohej, duke përfshirë vendet në SHBA, Australi dhe Evropë. Stafi i këngëtarit siguroi publikun se biletat e tyre do të rimbursoheshin.
Në deklaratë bëhet me dije se; “Justin Bieber ka anuluar zyrtarisht datat e mbetura të turneut të tij botëror. Kontaktoni me pikën tuaj të blerjes për rimbursime për datat e shfaqjes suaj.”
Ndërkohë nga ana tjetër fansat e mërzitur kërkojnë një arsye për këtë anulim. Justin kishte planifikuar të vazhdonte turneun e tij “Justice World’” deri në Shkurt 2023.