John Mayer pranon se kënga e tij ishte hakmarrje për Taylor Swift
U desh një dekadë që John Mayer të pranonte se kënga e tij e vitit 2013 ‘Paper Doll’ kishte të bënte me ndarjen nga artistja Taylor Swift. Muzikanti i cili ishte në një lidhje me këngëtaren në vitin 2009, kur ajo ishte vetëm 19 vjeç dhe ai 32, foli për revistën Rolling Stone me rastin e ndarjes së Sëift nga Joe Alwyn.
Ndonëse zgjati vetëm një vit, historia e tyre e dashurisë e lëndoi këngëtaren, e cila pak kohë pas ndarjes shkroi një këngë për të, të titulluar ‘Dear John’. Vite më vonë, pasi kënga e saj u publikua, John Mayer e dënoi publikisht këngën në një intervistë, duke shpjeguar se ish-partnerja e ka bërë atë të ndihet keq. Së fundi, ai pranoi se si kundërpërgjigje ai realizoi këngën “Paper Doll”, e publikuar një vit pas asaj të Taylor Swift.
Megjithatë, ai përfundon duke sqaruar kënga që ka shkruar për ish-partneren e tij, vjen nga trishtimi që ka ndjerë pas ndarjes së tyre dhe jo nga inati.