Aktori Jeremy Renner i është rikthyer karrierës pas aksidentit gati fatal të 4 muajve më parë. 52-vjecari doli në tapetin e kuq për premierën e filmit ‘Rennervations’ i rrethuar nga familjarë dhe fansa të tij.
Aktori ka kaluar katër muaj duke u rikuperuar pas incidentit të Vitit të Ri.Ai mori lëndime të shumta trupore ndërsa po hiqte borën në shtëpinë e tij në Nevada .
Vlen të theksohet Renner ka luajtur në shumë projekte të kompanisë Marvel.Përveçse te “ Avengers ”, Renner ka luajtur në shumë filma, duke përfshirë “Mission: Impossible”, “Arrival”, “American Hustle” dhe “28 Weeks Later”. Ai ka qenë gjithashtu i nominuar për dy Oscar, për “The Town” dhe aktori më i mirë për punën e tij në “The Hurt Locker”.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ