Jennifer Garner i mban fëmijët larg mediave sociale

 

Edhe pse Jennifer Garner është një nga personazhet më të  njohur në botën viruale dhe jo vetëm, aktorja nuk i lejon fëmijët e saj të kenë një llogari në rrjetet sociale. Në një intervistë të fundit në emisionin “Today”,  ajo ka shpjeguar pse nuk i lejon 3 fëmijët e saj të hapin një profil në Instagram.

Unë thjesht u them fëmijëve të mi ‘më tregoni artikuj shkencorë që vërtetojnë se rrjetet sociale janë të mira për adoleshentët dhe më pas do ta bëjmë këtë bisedë.” Tashmë kam shumë shkrime që vërtetojnë të kundërtën.

Madje ajo ka shpjeguar se vajza e saj 17-vjeçare jo vetëm që nuk është  zemëruar me të, por i është mirënjohëse për këtë.

Ndër të tjera ajo ka shpjeguar se pse i duhet vetë  ti përdorë këto rrjete sociale.

Unë iu bashkova  rrjeteve sociale për shkak të kompanisë time “Once Upon a Farm”.

Vlen të theksohet se 3 fëmijët aktorja i ka me ish-bashkëshortin e saj Ben Affleck.