Ish-partnerja e Amos Zaharias flet për raportin e tyre pas ndarjes: Ka një dashuri të madhe…

Disa muaj më parë të dy morën një rrugë të njëjtë, por në vende të ndryshme. Po flasim për Amos Zaharian dhe ish-partneren e tij, Gigliola Haveriku.

Të dy më parë kanë qenë pjesë e të njëjtit reality-show, vetëm se njëri në Shqipëri, tjetri në Kosovë. Ndonëse janë ndarë prej disa kohësh, dyshja duket se ruajnë akoma një respekt të ndërsjelltë për njëri-tjetrin, për hir të 6 viteve që kaluan së bashku.
E ftuar në një studio televizive Gigliola ka folur rreth raportit që ruan ende sot me Amosin pas ndarjes. Ish-banorja e “BBVKS”, u shpreh se gëzon respekt për aktorin por nuk kanë ruajtur një raport miqësor me njëri-tjetrin.

Nuk ka raport, nuk ka marrëdhënie dhe s’ka pse të ketë. Kur mbaron një histori shumë e gjatë, nuk ka pse të ketë marrëdhënie mendoj unë, nuk mund të ngelemi miq, por e bukura është se ka një respekt shumë të madh, ka një dashuri shumë të madhe, të paktën nga ana ime. Kemi të shkuarën bashkë, tani jam te e tashmja, projektuar në të ardhmen, por shumë e bukur që të kesh një të shkuar me dikë. Ai është e shkuara ime dhe është shumë ‘nice’”– tha Gigliola.