Ish-banorja e BBVK vidhet gjatë pushimeve në Vlorë

Pushimet verore në Vlorë nuk kanë shkuar aspak siç ishin planifikuar për një ish-banore të “Big Brother VIP Kosova”. Teksa po kalonte disa ditë relaksi pranë detit në shoqërinë e partnerit të saj, ajo është përballur me një incident të pakëndshëm: vjedhjen e sendeve personale.

Përmes një postimi në Instagram, Ana Ejupi ndau me ndjekësit zhgënjimin që përjetoi:

“Vajza! Këtë pushim m’i kanë vjedhur 2 çantat e mia të preferuara edhe çantën time të kozmetikës me krejt kozmetikën që e kam pasur.”

Ajo theksoi se, përtej vlerës materiale, bëhej fjalë për gjëra me vlerë emocionale dhe praktike, pasi ishin pjesë e përditshmërisë dhe rutinës së saj.

Pas ngjarjes, ajo kërkoi ndihmë për të gjetur faqe që shesin produkte origjinale të make-up-it, me shpresën për të rikuperuar sado pak nga humbjet.