Ish-banori i Big Brother shfaqet krah një bjondeje

Kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani ka ndezur dyshimet për një lidhje të re romantike, pasi publikoi një foto krah një vajze bionde pa asnjë përshkrim.

Vajza është identifikuar si Joana Gjonaj, një inxhiniere dhe sipërmarrëse elegante. Dyshimet janë shtuar edhe më tepër kur Joana ndau një tjetër foto me Alfion, ku shfaqen përqafuar.

Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht, por për ndjekësit, gjithçka flet vetë.