“I kanë bërë gati klipin”, Abër Zeka: Ka njerëz që duan ta shohin Liamin brenda shtëpisë

Gazetari Arbër Zeka ka bërë me dije se largimi i Liamit nga shtëpia e Big Brother sonte është tashmë i paralajmëruar.

Ai tha se tashmë është përgatitur klipi me momentet e tij më të bukura, një shenjë që tregon se ai do të jetë i eliminuari i radhës.

“Thuhet se është bërë vetëm klipi i Liamit me momentet më të mira brenda shtëpisë dhe i bie që ai person të eliminohet. Unë jam i bindur që ka njerëz që duan ta shohin Liamin brenda”, tha Zeka.