Heidi “kërcënon” Romeon dhe Erjolën: Nëse dalin mesazhet..

Mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t të Big Brother VIP, Graciano deklaroi se Romeo Veshaj i ka shkruajtur Erjola Docit në rrjetet sociale, duke i thënë se e ka fiksim, por moderatorja ia la ‘Seen’.

Kjo deklaratë e Gracianos vjen pasi prej ditësh aludohet se mes Romeos dhe Erjolës ka pëlqim. Megjithatë, këtë gjë e kanë mohuar që të dy.

Pasi ka përfunduar spektakli, Heidi ka biseduar me Romeon dhe Erjolën, duke iu drejtuar se ‘nëse dalin ato mesazhe, ju do dilni gropë’.

Pjesë nga biseda e tyre:

Heidi: Jam me vërtetë shumë rehat. Shoqëria jashtë, troç po e them, ka dy mesazhe, po i nxori e di si dilni ju, gropë. Nga unë s’ka asnjë problem.

Erjola: Nuk ka asnjë mesazh. Po ta thotë Erjola. O Heidi si bëhen shantazhet? Duke thënë që kam fakte. Fakt është fjala ime, ose merre bazë ose jo, kaq.

Heidi: Dakord, ta themi paraprakisht se nuk ka asnjë të keqe.

Erjola: Ti do të jesh e larë me veten, je në rregull. Edhe unë fjalën time, ka peshë si shkëmbi të paktën në këtë histori.

Check Also

Jori Delli ‘i vë flakën’ rrjetit! Të pasmet në plan të parë… (FOTO)

Ish-banorja e Big Brother Vip, Jori Delli është një nga personazhet më aktiv në rrjetet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *