“Hakmerret” Mbreti Charles /Vendos të dëbojë Princin Harry nga shtëpia në Londër
Mbreti Charles ka vendosur të dëbojë Princin Harry dhe Meghan Markle nga shtëpia në Londër për shkak të sulmeve të vazhdueshme që ai ka bërë kundër Camilla-s në librin e tij të kujtimeve .
Mbreti ka njoftuar djalin e tij që të lirojë rezidencën me pesë dhoma gjumi. Vendimi i Charles, sipas asaj që shkruan DailyMail, është mbështetur fort nga gruaja e tij Camilla, Ëilliam dhe Kate.
Burimet pranë familjes mbretërore thonë se Mbreti Charles beson se djali i tij ka kaluar kufirin pas akuzave të bëra në serialin e Netflix.Celsat e shtëpisë në Londër do ti ofrohen Princit Andreë ,vëllait të Mbretit Charles.
Lajmet për dëbimin e Harry-t dhe Meghan-it vijnë pasi përgatitjet për kurorëzimin e mbretit Charles janë duke u zhvilluar mes spekulimeve se Princi Harry mund të mos marrë një ftesë.
‘Kjo me siguri do të shënojë fundin e kohës së Harry dhe Meghan në Mbretërinë e Bashkuar.’-thonë burime pranë familjesë mbretërore.
Shtëpia e njohur Londër iu dhurua princit Harry dhe Meghan nga Mbretëresha e ndjerë në vitin 2018 si dhuratë për martesën e tyre.