Grupi ABBA mohon rikthimin në skenën e Eurovizonit
U përfol se do të kishte një rikthim të grupit muzikor ABBA në Eurovizion po së fundmi vetë anëtarët e grupit kanë sqaruar këto thashetheme. Ata kanë përjashtuar mundësinë e një ribashkimi në Eurovision në vendlindjen e tyre, Suedi.
“Mund ta festojmë 50 vjetorin e Abbas pa dalë në skenë”, sqaroi një prej anëtarëve.Bjorn dhe Benny të cilët u zotuan që nuk do të shkonin kurrë më në ture dhe u tha e kishin refuzuar një ofertë 1 miliard dollarëshe që për të performuar në 100 koncerte kanë thënë se nuk duan të rikthehen bashkë me dy anëtarët e tjerë për të performuar madje as për një natë.
Vitin e ardhshëm do të jetë 50 vjetori i fitores së Eurovzionit me hitin e tyre Waterloo.Që kur Abba fitoi në vitin 1974, Suedia ka fituar edhe gjashtë herë Eurovizionin, përfshirë këtë vit në Liverpool. ABBA pati 19 hite në dhjetëshen më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar pas fitores së tyre në Eurovision, përfshirë “Mamma Mia” dhe “Dancing Queen”.