Georgina Rodriguez, është vënë sërish në qëndër të kritikës së medias spanjolle. Rodriguez po promovonte sezonin e dytë të dokumentarit të saj në Netflix “I’m Georgina” ndërsa ishte në turne në Spanjë, por paraqitja e saj në shfaqjen “El Hormiguero” ngjalli reagime.
Gjatë emisionit, Rodriguez diskutoi jetën e familjes së saj në Arabinë Saudite pas transferimit të Ronaldos në Al-Nassr . Megjithatë, disa media spanjolle e sulmuan atë për mungesën e dukshme të të kuptuarit të jetës në vend dhe për promovimin e një reality show që nuk pasqyron saktë jetën e saj.
Georgina Rodríguez rrëfen se si u dashurua me Cristiano Ronaldon. Partnerja e futbollistit ka deklaruar se gjatë xhirimeve të dokumentarit ka ndjerë mbështetjen e gjithë familjes së saj. Ajo foli edhe për fëmijët e saj me disa deklarata, që u diskutuan jo pak edhe në rrjetet sociale. “ Unë i dua fëmijët e mi, por jo fëmijët e të tjerëve ”, tha ajo me shaka para se të rrëfente se është krenare që fëmijët e saj nuk janë të dhunshëm.
Një tjetër pikë e intervistës që bëri përshtypje ishte kur ajo përmendi se ata jetojnë “thjesht” me yllin portugez dhe se nuk janë “materialistë”, ndonëse ajo tashmë i ka bërë dhuratë tre makina për ditëlindjen e tij.Një kritikë veçanërisht e ashpër erdhi nga gazetarja spanjolle Emma Garcia, e cila tha pas intervistës: “Ajo jeton në një botë tjetër dhe i mungon shumë informacioni për jetën në përgjithësi”.