Fotot provokuese të Dua Lipës nga pushimet në Xhamajkë

 

Ndikimi që Dua Lipa ka për vendosjen e trendeve të modës gjatë periudhës së plazhit është i padiskutueshëm. Edhe këtë verë, duket se trendet do t’i vendosë sërish pamja e saj në këto foto të publikuara në Instagram.

Ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare shfaqet me bikini me lule, pantallona të thurura dhe stoli ari në një set fotosh ku ajo shfaqet tepër provokuese.

Fotot i shkrepi teksa kaloi disa ditë relaksi në plazhet e famshëm të Xhamajkës, atje ku atmosfera e pushimeve verore nuk pushon kurrë.