Fotografia e arrestimit të Timberlake kthehet në vepër arti

Pasi u arrestua për shkak se drejtonte makinën në gjendje të dehur, fotografia e arrestimit të këngëtarit të njohur Justin Timberlake është kthyer në vepër arti.

Sipas Page Six, imazhi i këngëtarit tani është shfaqur në Galerinë Romany Kramoris në Sag Harbor, Nju Jork i njëjti qytet ku Timberlake, u arrestua nga autoritetet amerikane. Artisti Godfrey Lohman solli veprën e artit që thuhet se është e disponueshme në disa ngjyra në galeri, e cila ka tërhequr një numër të madh vizitorësh dhe artdashës për t’a parë.

“Reagimi im ishte, ‘O Zot!’ Kjo është e mrekullueshme! Është thjesht e mrekullueshme!,” u shpreh Lohaman. Kjo vepër është gjithashtu në shitje me një çmin prej 520 dollarë.

Më 18 qershor, Justin Timberlake u arrestua nga policia e Nju Jorkut për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Kur u ndalua nga policia, këngëtari kishte përqëndrim të dobët për shkak të sasisë së madhe të alkolit të konsumuar.

Ai pritet të dalë para gjykatës më 26 korrik. Timberlake fitoi popullaritet si anëtar i një grupi të njohur  në fund të viteve ’90 dhe në vitin 2002 ai ndoqi karrierën e tij solo. Përveç karrierës në muzikë ai ka luajtur gjithashtu në disa filma të mëdhenj, si “The Social Network”, “Bad Teacher” dhe “Friends With Benefits”.

Check Also

Anuloi koncertin, klubi akuzon Bardhin: Na mashtrove për 500 euro më shumë

Klubi Antique, me vendndodhje në Vienë, ka kritikuar publikisht këngëtarin Bardhi (Bardhyl Idrizi), duke e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *