Femrat materialiste, Selmo i 11 milionë views me “Tu Pi” publikon këngën “Goc me emen”

Këngëtari i talentuar i ‘Hip Hop’ i njohur me emrin e artit, Selmo ka publikuar hitin e radhës të kêsaj vere.

Në profilin e tij në ‘Youtube’ ai ka ngarkuar këngën e titulluar ‘Goc me emen’.

Në fabulën e vargjeve të krijuara nga vetë Selmo, ai ia kushton këngën vajzave që duan t’ia dalin vetë në jetë, që ditët e sotme karakterizohet nga materializmi dhe interesi karshi meshkujve.

Një këngë tepër ritmike, falë edhe bashkëpunimit me producentin ‘ARLENN’.

I talentuari nga Mirdita, i cili është edhe autor i teksteve tê këngêve ka publikuar edhe projektet solo “Krejt Zi”, ‘Candy’, ”Replika’, ‘Syt e tu’ ku producent ishte edhe Jurgino23.si edhe bashkëpunimin me Finem e Solo, të titulluar ‘Tipa’ e ku deri tani numëron mbi 11 milionë views në Youtube.